Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dokumentet personale siç janë letërnjoftimi, pasaporta dhe dokumentet tjera do të jepen edhe gjatë kësaj fundjave.
Sipas njoftimit, dokumentet do të jepen në objektin në Radio-televizionin e Maqedonisë dhe pikat Beko, Draçevë, Butell dhe Gjorçe Petrov.
“Orari i punës është nga 08:00 deri 16:00, ndërsa të shtunën do të jepen letërnjoftime në objektin në “Radio-televizionin e Maqedonisë dhe pikat Beko, Draçevë, Butell dhe Gjorçe petrov, ndërsa të dielën dokumentet mund të merren vetëm në objektin e RTM nga ora 08: deri në ora 16:00”, sqaruan nga policia.
Dokumentet personale janë me emrin e ri kushtetues, ndërsa qytetarët për disa muaj nuk kishin mundësi të nxjerrnin dokumentet për shkak të përditësimit të sistemit në MPB.