Gj.atë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 755 teste të kryera janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 28 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 134.653 janë shëruar, kurse 4.992 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 13.169 raste aktive me virusin korona.