Këshilli Organizativ i protestave për rastet e montuara politike përmes një protestë të organizuar sot para Presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që të mos i mbroj siç shprehen “terroristët e 27 prillit”. Protesta e sotme erdhi pas deklaratës së presidentit Stevo Pendarovski për amnistinë e të dënuarve të “27 Prillit”
“Sot jemi mbledhur para presidencës, por hasëm në një kordon policorë. U mblodhëm për të reaguar kundër deklaratës së presidentit Stevo Pendarovski, sipas të cilit të dënuarve të 27 prillit duhet tu hiqet termi terrorizëm. Presidenti ka shkel betimin e tij dhe po ju shërben vetëm palës maqedonase. Pse asnjëherë nuk i komentoj rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve. Jemi mbledhur që ti bëjmë thirrje Pendarovskit që të mos i mbrojë terroristët sepse demokracia nuk e lejon një gjë të tillë”, tha Ahmedi.