Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia liron nga pagesat rrugore qytetarët e Serbisë

Maqedonia liron nga pagesat rrugore qytetarët e Serbisë

Solidaritetit ndaj Serbisë që na dhanë vaksinat si donacion, do t’i kushtojnë shumë taksapaguesve tanë. Madje nuk ka as kornizë ligjore për lirimin e turistëve nga pagesa rrugore, thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”. Drejtori Ejup Rrustemi tha se nuk ka marrë një shkresë nga Qeveria, por mjetet në llogarinë e ndërmarrjes patjetër të kompensohen nga ekzekutivi, të cilët, do të shpërndajnë kartela elektronike me mbushje parash për një vajtje-ardhje të turistëve serb. Në praktikë jo në të gjitha pikat pagesore mundet të paguhet me kartelë, por vetëm në Korridorin 10 nga TabanocI deri në Bogorodicë.

 “Në momentin kur të marrim një vendim të tillë, atëherë ne do të veprojmë në bazë të vendimit të Qeverisë, por duhet të potencoj se pagesat rrugore janë të përcaktuara me ligjin e rrugëve shtetërore Neni 66 i Ligjit për rrugë shtetërore, në të cilin është e përcaktuar saktë se kush është i liruar nga pagesa rrugore. Nga aspekti teknik i realizimi të një vendimi të tillë mund ta zbatojmë vetëm në Korridorin 10- deklaroi Ejup Rrustemi, Drejtor i N.P. “Rrugët Shtetërore”

Por, sa do ti kushtoj taksapaguesve tanë ky solidarizim me turistët serb?! Sa për të bërë një krahasim në sezonin veror të dy viteve më parë, kur nuk kishte pandemi, mbi 135 mijë shtetas serb kaluan përmes territorit tonë, thonë nga policia. Kostoja e pikave pagesore për vajtje ardhje për një veturë është 760 denarë, kurse për një autobus 2140 denarë për dy drejtime. Kjo kap shifrën e përafërsisht të 2,45 milion euro sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Sipas kësaj më pak se 1% e serbëve kanë bërë pushimet në vendin tonë, dhe pas këtij stimuli për tranzitim pa pagesë, trendi i njëjtë pritet të jetë sivjet.

Ministria e Brendshme

“Në periudhën 15.07.2019 – 15.08.2019 në pikën kufitare Tabanoc kanë hyrë në vend 135,657 serb. Në periudhën 01.07.2019 – 31.08.2019 në pikën kufitare Bogorodicë kanë dalë 134,870 shtetas serb”

 

Sipas të dhënave të N.P. “Rrugët Shtetërore” në tre mujorin e parë të këtij viti, nga pikat pagesore janë akumuluar mbi 558 milion denarë, një rritje prej 10% më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019. Ende nuk ka një formalizim se si do të zbatohet në praktikë lirimi nga pagesa rrugorë e shtetasve serb, në periudhën 15 qershor – 15 gusht, siç u paralajmërua nga ekzekutivi si shenjë falënderimi për mbi 8 mijë vaksinat që na dhuruan për vendin tonë dhe mbi 15 mijë qytetarëve tanë që u vaksinuan në Serbi.

Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!