Të gjitha vaksinat që janë prodhuar deri më tani ofrojnë 100% mbrojtje kur bëhet fjalë për parandalimin e vdekjes për shkak të Covid-19 ose formës së rëndë të sëmundjes, pohon Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce. I pyetur nëse do të ishte e nevojshme dozë e tretë e vaksinës “Sinofarm”, pasi të jenë regjistruar raste të njerëzve të vaksinuar me atë vaksinë në botë që nuk kanë antitrupa pas rivaksinimit, Filipçe u përgjigj:
Ashtu siç do të dalin publikimet që do të jenë rezultat i njohurive në lidhje me analizën, ashtu do ta veprojmë. Është e vërtetë që për disa vaksina ka zbulim të antitrupave më herët, për disa më vonë, por kur analizojmë efektivitetin dhe si do të shfaqet në të gjithë pandeminë, mendoj se do ta shohim në të ardhmen. Por efikasiteti i të gjitha vaksinave që janë aktualisht në dispozicion është 100%, në drejtim të mbrojtjes nga një formë e rëndë e sëmundjes gjegjësisht vdekjes,” tha Filipçe.