Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNaser Zyberi: Urgjentisht të zgjidhet problemi me shtetësinë

Naser Zyberi: Urgjentisht të zgjidhet problemi me shtetësinë

Avokati i Popullit, Naser Zyberi, ka alarmuar për moszgjidhjen e problemit të mungesës së shtetësisë së qytetarëve të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e shtetit.

Ka kërkuar, që ky problem të zgjidhet me urgjencë.

“Është e pakuptimtë që personat që kanë lindur që para se të shpallet pavarësia e vendit, ende janë pa shtetësi. Ende më e pakuptimtë është edhe se një pjesë e familjes kanë shtetësi, kurse një pjesë tjetër jo. Ky problem i cili tërhiqet për shumë vjet, Avokati i Popullit kërkon me urgjencë të zgjidhet dhe veçanërisht tanimë që janë paralajmëruar edhe ndryshime ligjore dhe se këtu të inkorporohen dispozitat e konventave evropiane”, tha Zyberi.

Ai ka deklaruar, se sipas atyre konventave, shtetësia u jepet personave që kanë lidhje efektive me shtetin. Sipas tij, ky kusht përmbushet nga kjo kategori e qytetarëve.

“Këto persona që i përmenda, që jetojnë këtu që nga pavarësia e shtetit, dhe që kanë lindur këtu, kanë lidhje efektive me shtetin”, tha më tej Zyberi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments