Në seancën e Qeverisë është miratuar vendimi që gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve të mos ketë orë policore.
Ndërkaq duke filluar prej nesër, përpos ditëve të festave, ora policore do të fillojë në 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Kafenetë do të shërbejnë klientë në terrasat.