Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp ka deklaruar se në mbledhjen e fundit janë sjellë vendime shtesë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Me këtë situatë po përballen vendet e rajonit pro edhe të botës. Ky lloj infekton me lehtë dhe më shpejtë. Kemi sjellë vendim që janë të nevojshme masa të reja restriktive. Këtu jemi për t’i kumtuar masat e reja. Duhet gjithë së bashku të ballafaqohemi me rrjedhën e pandemisë, ngase vetëm bashkë mund të përballemi me pasojat. Numri i të infektuarve po rritet, i të vdekurve po rritet. Deri tani punonjësit shëndetësorë janë ballafaquar me gjitha pasojat, por tani ka ngarkesë serioze”, tha Zaev, raporton SHENJA, përcjell Struga Ekspres.
Ai tha se kjo është ngarkesa më e madhe e sistemit shëndetësor nga fillimi i pandemisë.
“Qeveria solli masa të reja: Së pari ndalesë dhe regjimit të lëvizjes së qytetarëve në orën nga 20:00 deri në 05:00, nga marta deri më 20 prill. Ndalim për të gjithë objektet, kafiterit, klubet dhe të gjithë ata që japin
shërbime nga data 07 deri më 20 prill”, tha Zaev.