Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) të cilat parashikojnë që ora policore të filloj në ora 20:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë si masë tjetër sot është miratuar edhe mbyllja e lokaleve dhe objekteve gastronomike, që do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë.
“Versioni britanik po merr hov, andaj jemi të detyruar për masa të reja të cilat i ndërmorëm pas konsultimeve me institucionet përkatëse. Prej nesër e martë 6 prill ora policore do të filloj në ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri më 20 prill të vitit 2021. Ndalesë për punë e objekteve hotelierike prej 07 prill deri në 20 prill, me përjashtim të dërgesave të ushqimeve, ndalim të grupimit të më shumë se katër personave”, tha Zaev.
“Vala e fundit e virusit nuk krahasohet me valët e tjera. Vala e fundit e virusit është shumë më agresive. Në këtë valë po preken edhe gjeneratat e reja, andaj është shumë e rëndësishme që të kufizohen kontaktet. Apelojmë, qëndroni në shtëpi. Këto masa po i ndërmarrim në prag të festave për të shmangur pasojat më të mëdha dhe të ulim presionin ndaj punonjësve shëndetësorë”, tha Zaev derisa paralajmëroi se procesi i vaksinimit do të vazhdoj.