Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMbrojtja e të drejtave të puntorëve - Projekt i financuar nga Civika...

Mbrojtja e të drejtave të puntorëve – Projekt i financuar nga Civika mobilitas

Mbrojtja e të drejtave të puntorëve – Projekt i financuar nga Civika mobilitas

Organizata joqeveritare “Ëndrra Rinore” është duke realizuar një projekt iniciativë për të drejtat e puntorëve të sektorit privat në Strugë, e financuar nga CIVIKA mobilitas.

Nga “Ëndrra Rinore” bëjnë me dije se kanë përfunduar me hulumtimet në teren.
Janë vërtetuar shkelje të shumta të të drjetave të puntorëve në sektorin privat.

Ligji për mbrojtjen e të drejtave të puntorëve thuajse nuk funksionon fare në një pjesë të madhe të kompanive.

Janë evidentuar shkelje të shumta si :
– Të punësuar pa sigurim shëndetsor
– Mungesë e sigurisë në punë siç është sektori i ndërtimtarisë dhe prodhimtarisë.
– Më shumë se 40 orë pune në javë punë e pa paguar.
– mungesë e pushimit vjetor.
– Rroga e 13 iu është kërkuar mbrapsht nga ana e pronarit.
Si dhe shumë shkelje të tjera.

Ne iu drejtuam zyrtarisht inspektoratit për punë me pyetjete se sa kompani janë dënuar për shkele të të drjetave të puntorëve për periudhën prej një viti.

Dhe përgjigjja zyrtare na erdhi se gjithsej kanë shqiptuar dënim për vetëm një kompani.

Poashtu nga ana tjetër nuk ka asnje rast të denoncuar nga ana e puntorëve për mobing në punë.

Numri i të pa punëve në Strugë me rrethinë është rritur ndjeshëm dhe deri në Shkurt të vitit 2021 është 4969 persona të pa punë nga 2856 që ishin në vitin 2019.

Projekti “Mbrojta e të drejtave të puntorëve” do të vijojë edhe në muajin Prill me aktivitete në teren.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!