Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë Maqedoni arrijnë 20 mijë vaksina ruse Sputnik V, donacion nga Serbia

Në Maqedoni arrijnë 20 mijë vaksina ruse Sputnik V, donacion nga Serbia

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot para Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit pranë Qendrës Klinike Nënë Tereza kanë pranuar donacion nga Serbia prej 20 mijë nga gjithsej 40 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V. Kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar Qeverinë serbe, dhe tha se së shpejti priten të arrijnë edhe 20 mijë dozat tjera, pjesë e këtij donacioni.

Përfshi donacionin e fundit, vendi deri më sot ka siguruar rreth 78 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19. Më herët, mbi 8 mijë doza janë siguruar si donacion nga Serbia, vaksina të kompanisë Pfizer. Përmes sistemit COVAX janë siguruar 24 mijë vaksina të kompanisë Astra Zeneca. Si dhe 6 mijë doza të Sputnik V, që janë siguruar direkt nga Rusia.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments