Pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”, përfaqësuesja e Prokurorisë, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për katër të dënuarit, përfshi këtu edhe për Fejzi Hazirin i cili tashmë vuan dënimin me burg për vepër tjetër. Përndryshe, gjykata në seancën e sotme shqiptoi vendimin për të akuzuarit në rastin “Monstra” ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dënohen me burgim të përjetshëm. Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza.