Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota500 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në SHBA, më shumë...

500 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në SHBA, më shumë se 4 luftërat të marra së bashku

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga COVID-19 pritet të arrijë sot në 500 mijë. Kjo shifër është e barazvlefshme me numrin e amerikanëve të vdekur në Luftën e Dytë Botërore dhe ato të Koresë dhe Vietnamit të marra së bashku. Ndërkohë vaksinat dhe ulja e rasteve të infeksionit po ngjallin shpresën se jeta së shpejti mund të kthehet në normalitet. Megjithatë një nga çështjet e diskutueshme është rihapja e shkollave.

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi është deri tani më i larti në botë dhe shifra mund të jetë edhe më e lartë, duke parasysh rastet që nuk janë llogaritur, veçanërisht në fillim të epidemisë.

“Këto nuk janë thjesht numra, por njerëz. Nëna ime është një prej tyre. Ka njerëz prapa numrave, dua të them, nëna jonë qëndron prapa këtij numri dhe është me të vërtetë e trishtueshme,” tha Wendy Jensen, nëna e së cilës, Carole Rea Woodmansee, vdiq pasi u infektua me virusin në këtë praktikë.

Megjithatë, javët e fundit, rastet dhe shtrimet në spital kanë rënë, ndërsa rritet numri i vaksinimeve.

Ndërkohë, rreth 40% e nxënësve të shkollave kanë mundësi të shkojnë nëpër klasa pesë ditë në javë, sipas firmës teknologjike Burbio, që ndjek rihapjen e shkollave.

“Ka kaq shumë të dhëna shkencore që konfirmojnë se mbyllja po dëmton miliona fëmijë në Amerikë, që nuk po shkojnë në klasë çdo ditë”, thotë Steve Scalise, anëtar republikan i Kongresit.

Kur mori detyrën në janar, Presidenti Joe Biden, vendosi objektivin për rihapjen e shkollave fillore dhe tetëvjeçare deri në fund të prillit. Ai po i kërkon Kongresit 130 miliardë dollarë për të përmirësuar mjediset shkollore, për të punësuar më shumë mësues dhe për masa të tjera për klasa më të sigurta.

Disa sindikata mësuesish thonë se anëtarët e tyre duhet të vaksinohen dhe të merren masa të tjera para se të kthehen në klasa. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se vaksinimi i mësuesve nuk duhet të jetë parakusht për hapjen e shkollave dhe përcakton kushte të tjera për ta bërë një klasë të gatshme për mësim personal.

“CDC thotë se për të qenë të sigurt, ka një numër hapash që mund të ndërmerren. Vaksinimi i mësuesve është njëri prej tyre, por gjithashtu edhe hapa të tjerë si më pak nxënës në klasë, të jenë të distancuar fëmijët në autobus, dhe më shumë testime “, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Disa ligjvënës argumentojnë se duhet të hapen shkollat që distriktet e tyre të përfitojnë nga paketa e stimujve ekonomikë, për të cilën po punon Kongresi.

Sipas CDC, “pastrimi dhe dizinfektimi janë faktorë në uljen e përhapjes së COVID-19”. Udhëzimet gjithashtu thonë se administratorët duhet të punojnë me mësuesit dhe personelin për të vendosur se cilat aspekte të pastrimit dhe dizinfektimit do të mbulohen nga mësuesit, personeli mësimor dhe personeli i pastrimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!