Maqedonia do të furnizohet me 100,000 vaksina ruse “Sputnik”. Kryeministri Zaev deklaroi se ka udhëzuar të bëhet një porosi e tillë, duke thënë se nuk po kursen asnjë variantë që ekziston si mundësi për furnizim me vaksina.
Mbrëmë vonë bashkë me ministrin FIlipçe mora informacione se kemi kapacitet bazuar në planin nga marrëveshjet e kyçura dhe avanset e paguara të bëjmë porosi plotësuese prej 100,000 nga vaksina e re e cila definitiv do ta plotësonte planin gjithpërfshirës . Dhashë udhëzime, bazuar në atë se kemi kapacitet për 100,000 vaksina plotësuese, porosia të bëhet nga Sputnik. Gjithçka që ekziston për vaksinën e bëmë. Bëmë porosi, marrëveshje dhe vendosëm kontakte. E gjithë kjo me qëllimin e vetëm që procesi I vaksinimit të mos ndërpritet dhe të vazhdojë me dinamikën e paraparë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Deri mbrëmjen e djeshme, me vaksina “Pfizer” janë imunizuar mbi 1000 punonjës shëndetësor. Në mesin e tyre ka qenë edhe sekretari I Spitalit të Ohrit, vaksinimi I së cilit u dënua ashpër nga ministri I Shëndetësisë. Këtë gjë, Filipçe e cilësoi si keqpërdorim dhe shkelje e prioriteteve për vaksinim ndërkaq paralajmëroi sanksione.
Asnjë person, i cili nuk është në grupin i cili për momentin ka prioritet për vaksinim, ndërsa ai grup janë vetëm punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në Kovid Qendrat dhe me Kovid pacientët, nuk guxon të vaksinohet. Listat e vaksinimit u dorëzuan nga ana e drejtorëve të Spitaleve. Të njëjtat nga nesër do të revidohen, ndërsa do të ketë sanksione për ata që kanë bërë keqpërdorime – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Drejtori I Spitalit të Ohrit u deklarua se sekretari I Spitalit është vaksinuar sepse ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kovid Qendrën. Ai madje shtoi se do të merr përgjegjësi nëse kjo gjë do të jetë e nevojshme. Procesi I vaksinimit të dielave nuk zbatohet, ndërsa I njejti do të vazhdojë nga ora 8.00 e mëngjesit të së hënës për të vazhduar deri të shtunën e ardhshme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 254 raste pozitivë me Kovid, jetë kanë ndërruar 16 persona kurse numri I të shëruarve është 151.
Vjollca Aliti