Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurti: Do t’i heqim të gjitha notat e klasave të ulëta në...

Kurti: Do t’i heqim të gjitha notat e klasave të ulëta në shkollat fillore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar planprogramin për arsim, ai ka thënë se planifikojnë t’i eliminojnë notat për klasët fillore të ulëta.

Kurti, këtë e bëri të ditur gjatë një bashkëbisedimi virtual me Fernando M. Reimers, profesor në Universitetin e Harvardit, transmeton Klan Kosova.

“Diskutuam gjatë mbi sfidat e arsimit dhe politikat që i planifikojmë për mandatin e ardhshëm, duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimi i notave për klasët fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

T mobile In article [4] Laor
Ai ka theksuar se planifikojnë që t’i shtyjnë studentët më të mirë të nivelit master të angazhohen në mësimdhënie.

“E dimë se shumica e klasëve në shkolla janë të mbingarkuara, dhe një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve. Lëvizja Vetëvendosje planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë”, tha ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments