Thursday, November 6, 2025
Nabizi Gega KFC
Home Maqedoni Lajmi i fundit: Kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në ora...

Lajmi i fundit: Kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në ora 21:00

0
15

Sipas vendimit të Qeverisë, objektet gastronomike do të punojnë deri në ora 21:00, me përjashtim të atyre që punojnë me porosi dhe objekteve që shërbejnë nëpër sportele. Vendimi vlen edhe për pompat e benzinës si dhe për dy aeroportet në vend.

Ekzekutivi gjithashtu ka vendosur që të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.

Qeveria sot gjithashtu miratoi rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, që pas orës 21:00 të mos lëvizet pa nevojë në hapësira publike.