Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniImami shqiptar: Nuk ka terrorizëm në Islam, terrori s’ka fe, krimineli mbetet...

Imami shqiptar: Nuk ka terrorizëm në Islam, terrori s’ka fe, krimineli mbetet kriminel!

Pas sulmeve të tmerrshme në Vjenë, kanë ardhë reagime të shumta.

Është imami kosovar, Labinot Maliqi, ai i cili ka dënuar këtë akt, derisa thotë se s’ka terrorizëm islamik, pasi që terrori s’ka fe, transmeton Indeksonline.

Madje i njëjti ndër të tjera ka thënë se “Askush nuk ka të drejtë të përvetësoj Islamin si justifikim për barbarizmat dhe vrasjet e shkaktuara”.

Ky është postimi i imamit nga Prishtina në FB:

Nuk ka #Terrorizëm_Islamik, terrori nuk ka fe. Krimineli mbetet vetëm kriminel. Përgjegjësit për vrasjet në Vjenë dhe kudo tjetër duhet të dënohen në masën e plotë të ligjit. Sjellja kriminale është përgjegjësi individuale e atyre që e kryejnë atë.

Askush nuk ka të drejtë të përvetësoj Islamin si justifikim për barbarizmat dhe vrasjet e shkaktuara. Nuk është krimi kolektiv i një grupi që përfaqëson shumicën e një besimi, dhe nuk mund të përdoret si pretekst për më shumë diskriminim dhe dhunë shtetërore ndaj një komuniteti të caktuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments