Sulmi terrorist i natës së mbrëmshme në Vjenë të Austrisë ka tronditur botën mbarë, shkruan IndeksOnline.
3 të vdekur e 15 të plagosur është bilanci i fundit i kësaj tragjedie.
E në Vjen ka edhe qindra kosovar e shqiptarë që jetojnë.
Njëra nga ta është edhe Dafina e cila rrëfeu se si kishte planifikuar me shoqën e saj të dilte përkafe në lagjen ku ndodhi sulmi.
Ajo në faqen në rrjetet sociale ka treguar se si ka shpëtuar nga ajo që do të mund të ishte fundi për të.
Vonesa e burrit të saj në punë, kishte qenë shpëtimi i saj.
Ajo kishte refuzuar shoqen për të pirë kafe, duke i treguar se bashkëshorti i saj do të vonohej në punë.
Ajo me tone rrëqethëse tregon historinë e një nate më parë.
“Linda: Alo Dafina, do dalim sonte në Schwedenplatz të takohemi për kaffe?
Une: Po, në rregull, takohemi në ora 19:30.
Pas pak e lajmroj që nuk mund te vij, sepse Amiri vonohet në punë pak orë më shumë, sepse do të zgjasin konferencat në UN… pastaj veq kur ndegjoi që po në atë lagje ku e kishim lënë takimin tonë, kishte ndodhur një ngjarje jashtëzakonisht e tmerrshme … menjëherë i afrova fëmijtë e mi, i përqafova shumë dhe thash me vete: Oh Allah, kujt ia pasna bërë një nder që më mbrojte nga rreziku”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i saj:
Një shkrimi i imi për planet e mbrëmjes po në atë lagje të Vjenës ku mbrëmë u krye nje sulm terrorist 😢
Linda: Alo Dafina, do dalim sonte në Schëedenplatz të takohemi për kaffe?
Une: Po, në rregull, takohemi në ora 19:30.
Pas pak e lajmroj që nuk mund te vij, sepse Amiri vonohet në punë pak orë më shumë, sepse do të zgjasin konferencat në UN… pastaj veq kur ndegjoi që po në atë lagje ku e kishim lënë takimin tonë, kishte ndodhur një ngjarje jashtëzakonisht e tmerrshme … menjëherë i afrova fëmijtë e mi, i përqafova shumë dhe thash me vete: Oh Allah, kujt ia pasna bërë një nder që më mbrojte nga rreziku 😢😢🙏🏽
Ai/ajo që ësht lutur për mua për ndonjë nder sa do të vogël qoftë, i uroj të jetë i mbrojtur gjithmonë 🤲🏽🍀
Austria 🇦🇹, është vendi në të cilin jetojnë rreth 140.000 shqiptarë.
Sot pothuajse çdo e pesta familje e Kosovës ndjen shqetësim direkt për sigurinë e familjarëve të tyre!
E të gjithë shqiptarët luten për paqe e siguri, në Vienë e Austri!
Falenderimi i takon Zotit, të Cilit i nënshtrohen njerëzit e Paqes, të Urtët, të Drejtët!