Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKoronavirusi ka lënë në plan të dytë pacientët me sëmundje të tjera...

Koronavirusi ka lënë në plan të dytë pacientët me sëmundje të tjera (VIDEO)

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve nga virusi korona ka lënë në rend të dytë pacientët me sëmundje tjera. Megjithëse funksionon “termini im”, përcaktimi i një ekzaminimi të specializuar nëpër klinika është vështirësuar ditëve të fundit. Pacientët me sëmundje kronike shprehen se i shmangin kontrollet mjekësore, por ata që e kanë patjetër të vizitohen si në rastin e kimioterapisë për të kuruar tumoret bredhin dyerve të Klinikës së Onkologjisë në Shkup.

“Është e vërtetë se duhet kapaciteti të jetë më i zgjeruar, menaxhmentit që udhëheqë me këto klinika duhet ti ketë parasysh këto gjëra që të mos presin deri në momentin e fundit. Një pjesë e përgjegjësisë është te pacientët që kur e sheh veten me ndonjë simptomë të paraqitet dhe mos të pres momentin e fundit.”

“Ndërkohë, pacientët të cilët presin radhë në repartin e radioterapisë dhe onkologjisë ankohen për mungesë të terminëve të lira për të arritur tek një kontrolle në detektimin e sëmundjeve që në fazë të hershme të kancerit.”

 “Vështirë është shumë, sidomos për ne të varfëritë që nuk kanë të ardhura nga askund. Vijmë një herë në javë, si na thonë mjekët, ishim më datë 6, më 13 tani me 27. Varet tani se kur të na thonë.”

 Nga drejtoria e kësaj klinike thonë se trajtimet mjekësore të sëmundjeve të tjera nuk guxojnë të zvarriten as për shkak të pandemisë. Drejtori Niko Vasev pranoi se ka ngecje në këtë çështje.

 Megjithatë, terminët për mamografi dhe ekografi duhet të jenë më të shpeshta për të shërbyer numër më të madh të pacientëve. Mendoj se në kohën e pandemisë ka pasur probleme në detektimin e hershëm, mendoj se do të tejkalohen me hapjen e pajisjeve të reja për mamografi dhe ekografi. Dhe radiologët do të aktivizohen njëjtë sikur ne detektimin e rregullt të kancerëve. Por, kjo varet edhe nga hapësirat radiologjike për ekzaminime”-tha Niko Vasev, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Për të gjitha llojet e karcinomëve shifrat tregojnë se vitin e kaluar, në Maqedoni u regjistruan 9,642 persona të sapo infektuar me neoplazi malinje, nga të cilët 72 fëmijë dhe 3,122 persona të moshës 60 deri 70 vjeç.

Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!