Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFilipçe: Struga ka 14 raste me koronavirus, Maqedonia ka 1085 raste dhe...

Filipçe: Struga ka 14 raste me koronavirus, Maqedonia ka 1085 raste dhe 12 të vdekur!Ja nga cilat qytete janë

1.085 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është dhe shifra më e lartë e regjistruar deri më tani që nga shpallja e pandemisë. I lartë është edhe numri i të shëruarve. Gjithsej 283 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 12 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 3 294 teste, edhe ky një tjetër rekord për sa i përket testimeve.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-447 raste, në Strumicë-80 , Kumanovë-69, Dibër-9, Shtip-39, Prilep-60, Tetovë-62, Strugë-14, Veles-50, Manastir-28, Ohër-18, Kavadar-20, Gostivar-35, Gjevgjeli-29, Kriva Pallankë-10, Radovish-9, Krushevë-3, Koçani-13, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vallandovë-6, Vinicë-4, Delçevë-10 , Kratovë-4, Shën NIkollë-5, Kërçovë-30, Resnje-4, Negotinë-12.

Nga gjithsej 12 viktima, tre janë nga Shkupi (të moshës 67,68 dhe 52 vjeçare), një viktimë nga Kumanova (27), tre nga Prilepi (81,82 dhe 49 vjeç), dy viktima nga Tetova (87-77), një viktimë nga Manastiri (84), një nga Kavadari (67) dhe një viktimë nga Gostivari në moshën 65 vjeçare. Të gjitha viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore,

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 31.572 persona, prej të cilëve 20.731 janë shëruar, ndërsa 994 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 9847 raste aktive me Covid-19.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments