Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniTërmeti në Detin Egje, 25 të vdekur në Turqi dhe 2 në...

Tërmeti në Detin Egje, 25 të vdekur në Turqi dhe 2 në Greqi

Të paktën 27 njerëz u vranë në Turqi dhe Greqi kur një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje të Premten pasdite, duke bërë që ndërtesa të tëra të shembën dhe duke shkaktuar atë që autoritetet e kanë quajtur “mini tsunami”.

Zyrtarët thanë se 25 njerëz mbetën të vrarë në zonat bregdetare në perëndim të Turqisë, ndërsa dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – vdiqën në ishullin grek të Samos pasi u shemb një mur mbi ta.

Në Turqi, të paktën 20 ndërtesa vetëm në qytetin e Izmirit u shkatërruan, tha Kryetari i Bashkisë Tunc Soyer për CNN Turk. Imazhet treguan automjete të shtypura nën ndërtesa dhe njerëz që gërmonin nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve.

Të paktën 804 njerëz janë plagosur në Turqi, tha agjencia e katastrofave e vendit. Dhjetra u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit duke përdorur fadroma dhe helikopterë për të kërkuar të mbijetuarit.

Një total prej 196 tronditjesh janë regjistruar, 23 prej të cilave ishin me madhësi 4.0, shtoi agjencia. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa, katër prej të cilave janë shembur, tha Murat Kurum, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!