Nga 2 nëntori deri më 15 nëntor qytetarët të cilët kanë borxh në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të mund ta paguajnë të njëjtën pa kamatë për pagesën e vonuar.
“N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimet – Shkup”, duke pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike si rezultat i pandemisë, përsëri plotëson nevojat e qytetarëve. Gjegjësisht, çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në 2 pasdite, qytetarët mund të drejtohen në Sektorin për Grumbullim, për pagimin e borxheve deri në 24 këste mujore, varësisht nga shuma e borxhit”, thuhet në njoftimin e sotëm.
N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njofton se sportelet dezinfektohen gjatë gjithë kohës dhe se gjatë pagesave respektohen të gjitha protokollet për parandalim e Covid-19.