Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota12 mijë shkencëtarë nënshkruajnë peticionin: Lëreni koronavirusin të përhapet

12 mijë shkencëtarë nënshkruajnë peticionin: Lëreni koronavirusin të përhapet

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se deri më tani reth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese me të cili i kërkohet qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, deklarataa e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes.
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.

Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.

Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.

Koncepti i imunitetit të tufës u përmend, në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments