Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëSonte ka festë në Strugë, "K'TU FESTË" (FOTO)

Sonte ka festë në Strugë, “K’TU FESTË” (FOTO)

Megjithëse ende bota është në Pushtetin e Pandemisë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, për fat të mirë arti po sjellë sinjalet e kthimit të jetës. Kështu Struga edhe këtë vit fton të gjithë dashamirësit e artit në festivalin tradicional tashmë K’tu Fest. Në këtë edicion të jashtëzakonshëm për shkak të rrethanave, artistët më të mirë të momentit do të mblidhen në festival për të manifestuar veprat e tyre. Kombinim i disa displinave të artit do të jetë festë për çdo të pranishëm. Kujtojmë që presidenti i Nderit të këtij festivali, ēshtë aktori i madh z.Robert Ndrenika, kumbar i tij z.Adem Karaga dhe ka senatorë të tij personalitete si Tinka Kurti, Margarita Xhepa apo Yllka Mujo.
Këtë vit festivalit i janë bashkuar emra si aktori i madh Ndriçim Xhepa apo Xhevahir Zeneli, Suela Bako apo Gëzim Rudi, Besfort Idrizi apo Kljad Ymeri Aurora Qazimi e shumë artistë të tjerë.
Ky event mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organizohet nga regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka duke bërë që Struga të ketë një nga festivalet artistike më fisnike në vend!

Sonte ora 21:00 shfaqja

‘Nuk Paguaj…’ sipas Dario Fo
Regjia dhe adaptimi:
Besfort Idrizi
Luajnë:
Flakron Aliji
Mumin Abdullahu
Gëzim Zherka
Eldin Shiroki
Mentor Kurti

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments