Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërfaqësimi i shqiptarëve në DAP, shumë i ulët (VIDEO)

Përfaqësimi i shqiptarëve në DAP, shumë i ulët (VIDEO)

Në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka të punësuar vetëm 95 shqiptarë, prej rreth 1,100 të punësuarve gjithsej në këtë institucion. Në shifra, 17.5% janë të punësuar nga nacionalitetet jo maqedonase, por ende nuk është arritur përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Ushtruesi i detyrës drejtor Faruk Omeri, tha për Alsat se në drejtoritë rajonale ku janë të banuara me shqiptarë kjo përqindje arrin kuotën e paraparë me ligj. Ai sqaroi se punësimet në këtë dikaster janë specifike.

 “Gjithsesi, si institucion kemi nevojë për kuadro, aq më tepër për staf me përvojë, kemi përpiluar në bazë të nevojave, të cilat i kemi shqyrtuar në dikaster për profile që urgjentisht kemi nevojë. Besoj se me sistematizim janë paraparë vende të tilla- deklaroi Faruk Omeri, U.D. Drejtor i DAP-it.

 Nga pushteti qendror thotë se në DAP punësime nuk janë bërë prej vitit 2014 e këtej. Sipas Qeverisë një valë e re shpërndarjes se të punësuarve do të pasoj për të sistematizuar e nëpunësve shtetëror.

 Qeveria e RMV-së

“Punësimet bëhen në bazë të procedurave që i harton secili institucion dhe që marrin miratimin e Ministrisë së Financave dhe pëlqimin e Ministrisë së Informatikës dhe Administratës. Gjithsesi, në këtë procedurë do të përdoret mekanizmi i balancuesit. Sipas planit për punësim të 2021-ësh në DAP parashikohen rreth 100 punësime të reja dhe rreth 100 avancime brenda institucionit.”

 Në DAP gjithashtu, gjuha e shkruar shqipe është e papërdorur. Përveç të folurës jo formale, ky institucion nuk ka harmonizuar aktet nënligjore për të vënë në funksion gjuhën e dytë zyrtare sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të punësuarve nga bashkësitë më të vogla etnike në punë të shtetit mbetet larg plotësimit të kuotës së 20%-it në disa institucione shtetërore dhe publike. Sipas të dhënave të fundit, mos zbatimi i këtij ligji është në rreth 90% të institucioneve shtetërore.

Përgatiti: Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!