Një tjetër humbje jete është shënuar nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.
Këtë të dielë ka humbur jetën kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu, i infektuar me Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu.
“Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale!Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithë populli!Te qoftë dheu i lehtë,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.
Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë.e.su./abcnews.al