Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM: Interesat e qytetarëve dhe të shtetit në vend të parë, Qeveria...

LSDM: Interesat e qytetarëve dhe të shtetit në vend të parë, Qeveria do të luftojë pa kompromis kundër korrupsionit

Hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin katërvjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga LSDM-ja, qëndron në komunikatën e partisë në pushtet.

“Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Sipas LSDM-së, Qeveria gjatë tre viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe nisi bisedimet me BE-në, ndërsa tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi etj.

“Interesat e qytetarëve dhe të shtetit janë në radhë të parë, bashkërisht mund t’i realizojmë qëllimet e larta”, thuhet në kumtesë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments