Instituti ‘GAP’ gjatë ditës së sotshme ka publikuar raportin për kryetarët e komunave dhe premtimet e tyre.
Ndër kryetarët më të suksesshëm po del të jetë sërish Refki Suma i Hanit të Elezit.
Edhe pse nuk i përket asnjë partie, Suma ka arritur të fitoj tri mandate radhazi në këtë komunë.
Në fushatën e fundit, Suma kishte bërë 16 premtime. Deri më tani ka përfunduar 14 nga to. Suma po ashtu ka nisur edhe realizimin e dy premtimeve të mbetura.