Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOrganizoi festë pa leje pune, mbyllet për 30 ditë lokali

Organizoi festë pa leje pune, mbyllet për 30 ditë lokali

Edhe përkundër ndalesave dhe gjobave, sërish në shumë vende ligji dhe protokollet mbrojtëse kundër pandemisë nuk po respektohen. Një kafene në qendrën tregtare “Biser” në Shkup, mbrëmë i theu të gjitha protokollet, teksa organizoi një festë pa kontroll.

Videot në rrjetet sociale treguan të rinj të mbledhur pa asnjë distancë teksa zbaviteshin, madje pinin nga e njëjta nargile. Rastin në Inspektoratin Shtetëror të Tregut e lajmëruan qytetarët e shqetësuar pak para mesnate. Gjysmë ore më vonë, inspektorët shkuan atje dhe gjetën një sërë parregullsish. Përveç faktit që kishte kaluar orari i punës për baret, që në ditët e javës është deri në mesnatë, lokali madje ende nuk është i regjistruar.

T mobile In article [1]
Pronarit iu shqiptua akuzë për kundërvajtje dhe lokalit i ndalohet puna për 30 ditë. Meqë lokali nuk është i regjistruar, më tej me pronarin do të merret Ministria e Brendshme. Kjo nuk është shkelja e vetme e protokolleve ndaj Covid-19. Në shumë lokale nuk respektohet distanca dhe maskat, por deri tani, shumë pronarë kanë kaluar vetëm me paralajmërime. Problem janë edhe dasmat dhe festat familjare që organizohen në oborre private e ku Inspektorati nuk ka juridiksion.

ISHT i kërkoi Komisionit për Sëmundje Ngjitëse protokolle të caktuara për rastet e tilla, në mënyrë që të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse masat respektohen ose jo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments