Wednesday, July 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReagon EVN Maqedoni pasi dy makina u dogjën në Tetovë

Reagon EVN Maqedoni pasi dy makina u dogjën në Tetovë

EVN Maqedoni ka reaguar në lidhje me incidentet e mbrëmshme, ku dy makina të tyre janë djegur në Tetovë.

Nga EVN thonë se e dënojnë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit dhe nuk e dinë pse protestat janë drejtuar drejt tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit. Edhe përkundër faktit që kryesi i veprës është arrestuar, EVN ndërmori masa për mbrojtje të punonjësve të saj dhe pronës. Kemi mirëkuptim për protesta paqësore, edhe pse nuk e dimë pse të njëjtat janë të drejtuara kundër nesh”, thuhet në reagim.

Ndryshe, mbrëmë në qytetin e Tetovës në dy lokacione të ndryshme janë djegur dy vetura të EVN-së, ndërsa gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, i cili sipas policisë është përgjegjës për aktet e djegies.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments