Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëshilli Organizativ i Protestës kundër shtrejtimit të energjisë elektrike: Këto janë kërkesat...

Këshilli Organizativ i Protestës kundër shtrejtimit të energjisë elektrike: Këto janë kërkesat tona

Të nxitur nga reagime të shumta të qytetarëve pas rritjes së fundit të çmimit të energjisë elektrike për të mbuluar humbjet e prodhuesve por edhe nga reagimi i qytetarëve për shërbimet jokorrekte të kompanive energjetike ndaj tyre, dhe të motivuar për t’i gjetur dhe për t’i dhënë zgjidhje një problemi të vjetër e të paadresuar mjaftueshëm deri tani, dhe me qëllim për të parandaluar reagime dhe sjellje të dhunshme e radikale të grupeve të caktuara të qytetarëve të mllefosur,
ne, Këshilli Iniciator për organizimin e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve tjera të lidhura me energjetikën, ftojmë qytetarët e Tetovës me rrethinë, që ditën e Enjte, më 6 Gusht 2020, në ora 19:00, të na bashkohen në sheshin Iliria,

për të kundërshtuar 1) vendimin e KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike;

për të reaguar ndaj 2) monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit;

për të kërkuar 3) zhbërjen e KRRE-së, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve;

T mobile In article 1
për të kërkuar 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike.

I ftojmë qytetarët që do marrin pjesë në këtë protestë të respektojnë rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj pandemisë covid19 (mbajtje e maskave dhe respekti i distancës fizike).

Ftojmë poashtu organizatat joqeveritare por dhe institucionet që të përkrahin dhe mbështesin organizimin e protestës me interes publik.

Nga Këshilli Organizativ.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!