Sopranoja, Arta Jashari me anë të një shkrimi ka rrëfyer për betejën që babai i saj pati me Covid-19. Kanë qenë të shpeshta postimet e saj për rrugëtimin e të atit të saj deri në shërimin e tij ditën e djeshme. Por gëzimi i saj ka mbetur përgjysmë, pasi sot ajo njofton se ka rezultuar vetë e infektuar.
Jashari më herët ka treguar edhe për problemet shëndetësore që kishte babai i saj, ndërsa po ashtu ka apeluar vazhdimisht për kujdes për të gjithë ata që nuk besojnë në ekzistencën e virusit.
Ajo ka rrëfyer për momentet prekëse, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan përgjatë kësaj sprove.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti . Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide …
Top Channel