Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTalat Xhaferi shtrohet në Spitalin Klinik në Shkup

Talat Xhaferi shtrohet në Spitalin Klinik në Shkup

Sipas burimeve të “360 shkallë”, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, përcjell in7.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Është pranuar në kontroll sistematike. Në testimin për Covid – 19 është negativ”, thanë nga BDI.

Ndërkohë, sipas informatave jozyrtare të “360 shkallë”, Talat Xhaferi ka dalë negativ në testin për Covid-19, por ka disa simptome të virusit. Xhaferi është në gjendje stabile, por ka pneumoni.

Xhaferi të martë deklaroi se, është testuar për koronavirus dhe ka dalë negativ. Ai paralajmëroi se nëse është e nevojshme, do të testohet edhe njëherë para mbajtjes së seancës konstituive në Kuvend.

Talat Xhaferi më 21 korrik, për portalin “Plusinfo”, kishte thënë se ishte testuar për Covid-19 dhe se testi i tij kishte dalë negativ. Ai ka thënë se nëse është e nevojshme do të bëjë edhe një test tjetër para seancës konstituive të Kuvendit. Në të njëjtin tekst, qëndrimi i tij ishte se pas konsultimit me Komisionin për sëmundje infektive, do të dihet nëse deputetët e rinj do të duhet të testohen para fillimit të mandatit parlamentar.

Kujtojmë se, ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Arbër Ademi, janë infektuar me virusin korona. Të njëjtit, ditën e martë morën pjesë në hapjen solemne të një palestre sportive në SH.F.K. “Kultura” , f. Mateç, të Komunës së Likovës, ku kanë qenë prezent edhe një numër i funksionarëve dhe aktivistëve të BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!