Pas gati pesë muajve pa turistë, ditët e fundit Ohri dhe Struga e ndjenë sezonin turistik pavarësisht se shumica prej tyre ishin mysafirë vendas. Akomodimi privat është mbushur pjesërisht, ndërsa objektet gastronomike, të cilët aktualisht janë vetëm në 30% deri 40% të tyre, kulmin e sezonit e presin më 1 dhe 2 gusht. Për të tërhequr më shumë mysafir, çmimet janë ulur për 30%, dhe janë më të ulëtat në dhjetë vitet e fundit.
“Me shpresë që javën tjetër dhe para festave, para 2 gushtit, për 2 gusht dhe ditëve pas kësaj, të ketë paktën 70% mysafir, disa hotele edhe më shumë. Ka interes për vauçerët dhe kjo është arsyeja pse situata nga 15 korriku e tutje ka ndryshuar pak. Vauçerët janë një gjë pozitive, por shuma duhej të ishte pak më e lartë dhe t’u jepej të gjithë qytetarëve, siç bëri Sllovenia, e cila ndau nga 200 euro për të gjithë qytetarët”- deklaroi Kërste Blazeski – Kryetar i HOTAM-it.
Ky vit do të mbahet në mend si më i dobëti deri më tani në turizëm.
“Mund të them që jemi në respirator. Për momentin, gastronomët janë në respirator dhe është çështje kohe kur do të ndalen respiratorët. Shpresojmë të kemi sezon, por nuk kemi më ato injeksione financiare që kemi pasur vitin e kaluar nga mysafirët e huaj. Do ta kemi të vështirë. Tani do të ketë turistë, por çfarë do të ndodhë nga shtatori- tetori është e vështirë të parashikohet”- pohoi Ana Jançeva – menaxhere hoteli.
Në periudhën janar-maj 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është ulur për 63.2%. Numrat zyrtar tregojnë se në maj vendin e kanë vizituar vetëm 838 turistë, që është 99.2 për qind më pak se të njëjtin muaj vitin e kaluar. Në periudhën janar-maj 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është zvogëluar për 63.2%.
Miki Trajkovski