Kryetari i VMRO-së ditë më parë në konferencën për shtyp deklaroi se qytetarët votuan për ndryshim, opozita fitoi më shumë vota se pozita. Ndërsa LSDM pa koalicionin me BESA do të ishte humbëse e zgjedhjeve. Mickoski theksoi se VMRO dhe koalicioni kanë fituar në 41 komuna.
“Fituam në 41 komuna, kemi fitore të pastër, ndërsa LSDM-ja shpëtoi fal Lëvizjes BESA, po t’i heqim votat e tyre, LSDM-ja del humbëse”, deklaroi Mickoski.
Ndryshe, Lëvizja BESA ka siguruar 4 mandate në koalicion me LSDM-në.