Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë pasdite, përveç pesë ankesave tashmë të paraqitur, ka pranuar edhe 77 ankesa të tjera në lidhje me zgjedhjet.
Prej tyre, siç raportohet nga KSHZ-ja, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga Zëri për Maqedoninë, dy nga VMRO-DPMNE-ja.
Nga KSHZ nuk shpjegojnë se për çka saktësisht janë ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por tregojnë se ankesat e VMRO-DPMNE-së kanë të bëjnë me rezultatet përmbledhëse.
Ankesat për procedurën e votimit mund të paraqiten deri sot në mbrëmje në orën 21:00, ndërsa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve deri afatet vijojnë deri nesër në orën 190:30.
Afatet filluan të vijojnë mbrëmë, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare jozyrtare.