Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSHBA-ja e feston Ditën e pavarësisë

SHBA-ja e feston Ditën e pavarësisë

SHBA-ja sot e feston Ditën e Pavarësisë, ndërsa njëherit është edhe ditëlindja e 244-të, të një prej fuqive më të mëdha në botë.

Në Tuiterin llogarinë e Shtëpisë së Bardhë është publikuar një video e shkurtër e fjalimit të presidentit amerikan Donald Tramp.

“Do të gjejmë unitet, të cilin askush nuk e pret. Ne do të bëjmë hapa që askush nuk mendon se janë të mundshme. Ky vend do të jetë gjithçka që qytetarët tanë kishin shpresuar për kaq shumë vite, ndërsa armiqtë kishin frikë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se liria amerikane ekziston për dinjitetin amerikan. Dhe kjo është ajo që ne kemi – dinjiteti amerikan”, tha Tramp.

Në SHBA, Dita e Pavarësisë është një festë kombëtare, në të cilën festohet Deklarata Amerikane e Pavarësisë më 4 korrik të vitit 1776, duke shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments