Sekretari gjenerali i ASH-së, Arben Taravari sot ka prezantuar fushatën zgjedhore të koalicionit ASH-AAA për para mediave, ku ka qartësuar formën dhe mënyrën e aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, të cilat do të jenë më ndryshe nga zgjedhjet tjera të organizuara në Maqedoninë e Veriut, përcjell in7.
“Të nderuar përfaqësues të mediave sot po e bejmë hapjen e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2020, në të cilën, ne më veç, jemi në koalicion me partinë Alternativa. Motoja është Tash Është Koha për ndryshimin. Ne këtë fushatë e nisim në njëfarë mënyre të diskriminuar, kur themi të diskriminuar e kemi parasysh gjënë e parë se në komisionet zgjedhore, edhe pase ne jemi dy parti dhe së bashku kemi pasur 6 deputetë në parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk na jepen që të kemi anëtar të komisioneve zgjedhore. Faktikisht ne na kanë vendosur në një grup me partitë që janë jashta parlamentit. Poashtu edhe në mediumet ku ne duhet të prezantohemi ja jepet, nëse nuk gaboj hapësirë prej gjysëm apo një minute, kurse minutazhi që i takon opozitës shqiptare shkon në një koalicion i cili tani është në pushtet, koalicion që udhëheq Qeverinë, praktikisht minutat që na takonin neve tani do tu takojë partisë në pushtet, e kam fjalën për LSDM dhe Lëvizjen Besa. Sipas të gjitha sondazheve në këto zgjedhje pritet të ndodhë ndryshimi i gjatë pritur tek shqiptarët, pra faktikisht favorit në këto zgjedhje hyjnë koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe shpresoj që më 15 korrik do ta festojmë fitoren e madhe tek shqiptarët pas vitit 2002. Në vazhdim do t’ju informoj se si ne mendojmë që ta organizojmë fushatën tonë në këto zgjedhje.
Nisim fushatën në sheshin Iliria në Tetovë. Nesër e kemi konventën ku do të promovojmë edhe programin tonë gjithashtu do t’i promovojmë edhe kandidatët për deputetë që do të mbahet në ora 20:00.
Në fushatën tonë rëndësi primare do tëketë shëndeti publik i qytetarëve, andaj tash e kemi edhe protokolin të cilit do tÇi përmbahemi në përpikmëri, në të gjitha tubimt që do ti organizojmë do t’i përmbahemi distancës 1.5 m, minimum dhe mbajtjes së maskave nga të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha tubimet. Pas kësaj i kemi edhe tubimet tjera të cilat do të jenë në shtatë qytetet e mëdha shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas tubimit të parë, që e thamë më lartë, në Tetovë, më 29 qershor e kemi në Kumanovë, më 2 korrik e kemi tubimin në Dibër, pastaj më 4 korrik e kemi tubimin në Strugë, më 8 korrik e kemi tubimin në Kërçovë, më 10 korrik e kemi tubimin në Gostivar dhe më 11 korrik e kemi tubimin në Shkup, kurse fitoren do ta festojmë më 15 korrik në Shkup.
takimet tjera të cilat do të jenë me grupe të vogla të njerëzve, do ti bëjnë kryesisht kryetarët e partive dhe do të kenë takime me grupe të ndryshme. Së pari do të nisim takime me të rinjë, profesorë, sportistë, afaristë, bujq, me kategori të ndryshme sociale, takime me mjek, arsimtarë, drejtues të bizneseve të vogla, me mërgimtarë, me gra, me njerëz që udheheqin organizata të ndryshme joqeveritare, natyrisht një pjesë e madhe e këtyre takimeve do të jenë edhe nëpër rrjetet sociale, pasi në numër të njerëzve do të jemi të kufizuar pasi do t’u përmbahemi rekomandimeve dhe protokoleve…..”, ka thënë mes tjerash, Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.