Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionBilall Kasami flet pas hapjes së kufijve: Iu dëshiroj mërgimtarëve shëndet dhe...

Bilall Kasami flet pas hapjes së kufijve: Iu dëshiroj mërgimtarëve shëndet dhe mirëseardhje

Vendimi i sotëm i Qeverisë për të hapur kufijtë e Maqedonisë së Veriut, pa dyshim se është lajmi më i mirë i ditës. Vendim për të përshëndetur të gjithë partitë politike, në veçanti qasjen konstruktive të Lëvizjes BESA.

Ne çdoherë kemi kërkuar që vendimi për hapjen e kufijve të mos jetë vetëm politik, por përbrenda vendimit të ketë referencë shkencore nga institucionet shëndetësore, me të vetmin qëllim për të mbrojtur qytetarët dhe diasporën e këtij vendi.

Natyrisht se brenga më e madhe ka qenë ardhja e mërgatës shqiptare, që ata të mos përballen me telashe nëpër kufi, por falë angazhimit të të gjithë akterëve politik, ajo është e mirëserardhur në vendlindje për të parë të dashurit e tyre. Diaspora shqiptare nuk është vetëm aset kombëtar apo arkë ekonomike, por së pari janë të dashurit tonë, janë zemra dhe mendja e të gjithë proceseve historike. Edhe kur ju kanë shpërfillur, dashuria juaj për vendlindjen ka qenë pa kushte. Hapja e kufijve pa kushte për diasporën nuk është dëshirë apo krenari e dikujt, por obligim i yni shtetëror.

Lëvizja BESA vazhdimisht tregon kujdes për diasporën, por njëkohësisht jemi duke punuar që ta fuqizojmë rolin politik të diasporës në vend.

Iu dëshiroj mërgimtarëve shëndet dhe mirëseardhje

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments