Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVazhdon bashkëpunimi mes drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela dhe misionit të OSBE-së...

Vazhdon bashkëpunimi mes drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela dhe misionit të OSBE-së (FOTO)

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi një takim pune nëpërmjet videokonferencës
me Katarina Zhivkoviqin, ndihmëse e lartë programi në Misionin e OSBE-së në Shkup.
Takimi ishte një mundësi e mirë për ta vazhduar dialogun midis AZGJ-së dhe OSBE-së
për tema me interes të përbashkët.
Përfaqësuesja e OSBE-së informoi se edhe përkundër situatës së krijuar nga
pandemia e virusit korona COVID-19, Misioni i OSBE-së do t’i shtojë aktivitetet për të
siguruar ndihmë në nivel ekspertësh për përgatitjen e një dokumenti strategjik
shumëvjeçar për punën e AZGJ-së. Njëkohësisht, Misioni i OSBE-së do të sigurojë
edhe një numër botimesh që do të dhurohen për nevojat e bibliotekës së AZGJ-së.
Drejtori Sela shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se
bashkëpunimi dhe dialogu me OSBE-në kanë rëndësi të veçantë. AZGJ-ja do të
vazhdojë të jetë partner konstruktiv i OSBE-së në zbatimin e aktiviteteve projektuese që
synojnë respektimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve dhe promovimin e vlerave
demokratike evropiane, theksoi drejtori Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments