Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Urgjentisht të hiqet masa e vetizolimit për mërgimtarët tanë

Aleanca për Shqiptarët: Urgjentisht të hiqet masa e vetizolimit për mërgimtarët tanë

Jemi sot këtu për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore dhe të opinionit tek masat restriktive dhe përjashtuese që kjo qeveri teknike ka vendosur për qytetarët tanë, të cilët për të hyrë në Maqedoninë e Veriut përveç testit PCR si dëshmi që nuk janë të infektuar me virusin korona, padrejtësisht obligohen që të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë.

Mërgimtarët tanë të cilët bëjnë mijëra kilometra për të ardhur në pushime tek familjet e tyre e të cilët mbajnë gjallë ekonominë tonë nuk e meritojnë këtë trajtim, prandaj, duke e parë që qeveria ende nuk e ka dalë me vendim ndaj kërkesës sonë, përsëri kërkojmë që urgjentisht të hiqet masa absurde e vetizolimit 14 ditorë në mënyrë që edhe bashkatdhetarët tanë të mundë të kthehen në vendlindjen e tyre.

Derisa mijëra qytetarëve tanë ju ndalohet lëvizja e lirë dhe detyrohen që të qëndrojnë në karantinë 14 ditore pa mos pas mundësi të vizitojnë familjarët e tyre në ditët e tyre të numëruar, Ali Ahmeti lëviz lirshëm jashtë shtetit duke realizuar intervista për propaganda politike, bile edhe duke mos respektuar rekomandimet për distancë.

Prandaj, sot, kërkojmë nga kjo qeveri në ikje që pa mos e vonuar më shumë, urgjentisht të hiqet masa e izolimit 14 ditorë për mërgatën tonë, ndërkaq institucioneve të shtetit përgjegjëse për ndjekje të protokolleve, ju bëjmë pyetje publike se a është vendosur edhe Ali Ahmeti në izolim pas hyrjes në shtet dhe a do me thënë kjo që ligjet dhe rekomandimet e qeverisë vlejnë vetëm për një shtresë të popullatës e jo për politikanët tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!