Lëvizja Besa ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Agjencionit për Shërbime Mediale, Audiot dhe Audiovizuale (ASHMAA), për tejkalimin e kompetencave dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare, me qëllim, sipas sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, të dëmtojnë partinë në fjalë, shkruan Albanews24.
”Ashtu si edhe paralajmëruam para disa muajve, sot në emër të Lëvizjes BESA dorëzuam kallzim penal ndaj Agjencionit për shërbime mediale, audio dhe audiovizuele (ASHMAA), për tejkalim të kompetencave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare duke dashur të dëmtojë Lëvizjen BESA si parti e katërt më e madhe, respektivisht partia e dytë më e madhe opozitare nga zgjedhjet e vitit 2016.
Mbetjet nga regjimi i kaluar VMRO-BDI, nuk do lejohen të krijojnë precedente dhe tensionime te panevojshme duke dashur të interpretojnë ligjin sipas dëshirave apo urdhrave të partive që i përfaqësojnë”, shkruan Hoxha në profilin e tij në FB.