Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: ”Ne do e bëjmë izmetin që të jemi të sinqertë...

Ali Ahmeti: ”Ne do e bëjmë izmetin që të jemi të sinqertë para qytetarëve”

Lideri i partisë më të madhe shqiptare Ali Ahmeti në emisionin “Rubikon” ka folur për zhvillime të të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut por edhe ato të Kosovës informon TetovaSot.I pyetur për zgjedhjet e fundit që mbahen muajin e ardhshëm më 15 Korrik,Ahmeti tha se ne i bëjmë izmet punës që qytetarët të na përkrahin.”Merrni gjithë deklaratat e mia.Asnjëherë nuk kam thënë do fitojmë por do vendosin qytetarët.”Ne do e bëjmë izmetin që të jemi të sinqertë para qytetarëve”u shpreh kreu i BDI-së.
I pyetur nëse do dilni të parët Ahmeti u përgjigj se ai nuk e thotë këtë por Anketat e thonë se jemi të parët.Me rëndësi është të vendosin qytetarët .”Ne akoma kemi punë për të bërë,akoma kemi dallime.Kam doza rezerve cila palë do fitojë nga kampi maqedonas që mund të kemi dallime që na duhet kohë për t’u ofruar”deklaroi Ahmeti përcjellë TetovaSot.

Ai tha se me VMRO-në kemi dallime gati edhe janë vendosur edhe vija të kuqe për Marrëveshjen me Bullgarinë,marrëveshjen për fqinjësi të mirë,për Marrëveshjen e Prespës e sidomos me Marrëveshjen me palën bullgare ku VMRO nuk e pranon si tillë .”Për ne këtu është vija e kuqe dhe për këtë nuk ka kthim pas pra për ata që mendojnë të kontestojnë këto marrëveshje nuk ka punë me ne “ishte i prerë dhe decid Ali Ahmeti.
Duke u ndalur tek dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe rreth një marrëveshjeje të mundshme midis palëve Ali Ahmeti tha midis të tjerash se Kosova duhet domosdo të ulet në tavolinë me palën serbe.Ahmeti u shpreh se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve , veçanërisht SHBA-SË.Sipas tij marrëveshja me Serbinë nuk do të jetë fare e lehtë dhe se çfarëdo marrëveshje që të nënshkruhet me Serbinë do të kritikohet .
Duke folur për Administratën amerikane dhe politikën e tyre kreu integrist tha se Amerikës i besoj pa rezervë, asnjëherë nuk na kanë zhgënjyer.
Ahmeti poashtu u shpreh se sot nuk ka asnjë rrezik për copëtimin e Maqedonisë sepse ajo tashmë është pjesë e NATO-s.

Ne kemi arritur tashmë të jemi edhe anëtarë të NATO s,të hapim negociatat me BE në dhe të kontestosh e të fillosh një krizë të re në këto hapësira, absolutisht ne as nuk e kemi toleruar dhe as do t’a tolerojmë.Kjo është përgjigja e tij drejtuar dy partive më të mëdha maqedone duke folur rreth dallimeve që akoma ekzistojnë midis tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!