Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH-ja akuzon Qeverinë për keqmenaxhim me koronavirusin (VIDEO)

ASH-ja akuzon Qeverinë për keqmenaxhim me koronavirusin (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët akuzon Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për keq menaxhimin me koronavirusin. Paaftësia e Qeverisë ka shndërruar spitalet në vatra infeksioni, dhe po paguhet me rritje konstante të numrit të të infektuarve, thonë nga partia e Selës. Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht të bëhen testime masive dhe rezultatet e testimeve të shpallen më shpejtë. Nga kjo parti thonë se spitalet janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa mjekët punojnë me kushte të vështira dhe pa pagesa shtesë.

Pyesim publikisht ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, a është në dijeni se çka po ndodh në spitale ku duhet të trajtohen pacientët, a është i vetëdijshëm se spitalet po bëhen vatër e infeksionit në vend se të kurimit?! Spitali 8 shtatori ku edhe pranohen pacientë me Covid 19, nuk ka kapacitet për pranimin e pacientëve dhe të njëjtët vendosen në korridore pa masa mbrojtëse dhe pa trajtim! Ku është qeveria e cila flet për zgjedhje deri sa numri i të infektuarve dhe vdekjeve në vendin tonë është alarmant! -deklaroi Genc Selmani, ASH.

Alsat

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments