Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjesti i ish-ushtarit të UÇK-së, boksierit Naser Haruni që përloti maqedonasin e...

Gjesti i ish-ushtarit të UÇK-së, boksierit Naser Haruni që përloti maqedonasin e Shkupit

Naseri Haruni është një sportist i njohur nga Shkupi, ish kampion i Maqedonisë në peshat e rënda në boks, ndërsa tani trajner i suksesshëm i KB Shkupi. Para pak çastesh, Naseri ka bërë një veprim human, pasi një banori të qytetit i kishte humbur një çantë me të holla dhe dokumnetacion. Naseri pa hezituar fare, ashtu siç e ka shpirtin e tij të pasët, shkon te banesa e personit që e kishte humbur çantën dhe ia dorëzon. Ja edhe rrëfimi i tij emocional që është bërë viral në rrjetet sociale. I lumtë Naserit për këtë gjest të rrallë human.

“Isha në Ramstor, sa dola në parking, mu para makinës time e gjeta një çantë. Nga kurioziteti e hapa çanten, kur e pash se në çantë kishte portofol me dokumentacon, letërnjoftim, patent shoferi, kartelë të bankës dhe një zarf. Në zarfë kishte 675 euro dhe 9000 denarë, sipas letërnjoftimit e pash që adresa ishte në Kisella Voda, rruga “Vera Jociç”. Pa u hamendë fare u nisa ta gjej pronarin e çantës. Kur mbërrina në adresën e duhur në Kisella Voda, ai nuk ishte në shtëpi, sigurisht duke kërkuar çantën e humbur :)). Bisedova me fqinjtë që e njihnin, e thirën pronarin në telefon dhe për 10 minuta ia mbërriti :)). Me gjithë familje gra, djem rë rinj, fëmijë.

E pyeta nëse ke humbur diçka :)). “Po, po”, tha, “një çantë”. Nuk dinte çka të thojë nga gëzimi, iu mbushën sytë me lot. Quhej Gjokica, djal i ri familijar, ishte me fëmijë të vegjël në karrocë.

Më tha: “Nuk po mund të besoj që edhe në shtëpi ma ke sjellë çantën e humbur”.
Me pyeti prej nga je dhe si quhesh, i thash Naser quhem dhe jam nga Çairi :))).

Vetëm përsëriste nga gëzimi: “O zot o zot”. I nxorri 100 euro dhe tha “i ke bakshish prej meje”. I thash se nuk ka nevojë, por ai mu lut shumë herë, “tëlutem, të lutem, bile një drekë e hani me familje”, më tha.

Desha te them se njeërzit duhen të ndahen në të mirë dhe të këqinj, kurse me Gjokicen do të takohemi prapë të pimë ndonjë kafe se edhe ai kishte qenë sportist hendbollist :))”, përundon rrëfimin Naser Haruni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!