Friday, July 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSHBA, paralajmërohen sërish masa të rrepta nëse rriten rastet e infektimit me...

SHBA, paralajmërohen sërish masa të rrepta nëse rriten rastet e infektimit me COVID-19

Shtetet amerikane mund të kenë nevojë të rimarrin masa të rrepta, nëse rastet e koronavirusit rriten sërish, tha sot një zyrtar i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Pandemia nuk ka mbaruar”, tha Jay Butler, zëvendësdrejtori i CDC-së për sëmundjet infektive.

“Nëse rastet fillojnë të rriten sërish, veçanërisht nëse rriten në mënyrë dramatike, është e rëndësishme të pranohet se më shumë përpjekje zbutëse, siç janë ato që u zbatuan në mars, mund të nevojiten sërish”, shtoi ai, duke shtuar se vendime të tilla do të merreshin në vend, të bazuara në transmetimin e sëmundjes.

SHBA kanë regjistruar më shumë se dy milionë raste me COVID-19, shumë më tepër se çdo vend tjetër, dhe të paktën 114 000 viktima, sipas një deklarate nga Universiteti “John Hopkins”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments