Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMenduh Thaçi për idenë e BDI-së: Ali Ahmeti gjendet në këndin e...

Menduh Thaçi për idenë e BDI-së: Ali Ahmeti gjendet në këndin e vdekur

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, idenë e BDI-së për “Kryeministër shqiptar” në Maqedoni e quan mashtrim të kreu të integristëve Ali Ahmetit, sepse siç u shpreh, Ahmeti tashmë gjendet në kënd të vdekur.

“Ky është mashtrimi i radhës i Ali Ahmetit. Gënjeshtra e radhës e Ali Ahmetit. Ndoshta shpirtërisht mund të kemi mirëkuptim për pozitën e tij, tashmë Ali Ahmeti gjendet në këndin e vdekur. Këndi i vdekur është kur gjithçka përmbas e ke të pambrojtur. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë ide kombëtare. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë ide për t’i çuar përpara çështjet e shqiptarëve. Është thjesht një manipulim i radhës i Ali Ahmetit dhe fyerje për gjithë inteligjencën kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni por edhe gjithë kombit shqiptar” pohoi Thaçi.

Thaçi tha se e përshëndet dhe e mbështet deklaratën e Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, se BDI do të kalojë në opozitë. Madje shtoi se PDSH nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme nëse në të njëjtën do të jetë edhe BDI-ja.

Kreu i PDSH-së thotë se çdo gjë që Ahmeti përmend si arritje, siç është Marrëveshja e Prespës, anëtarësimi në NATO, avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk janë merita të tij.

Kreu i PDSH madje rikujtoi se Ahmeti në vitin 2008 “ia ka ngulur thikën” PDSH-së , duke i ofruar Gruevskit qeverisje pa kurrfarë kushtëzimesh.
Ai ka thënë se PDSH është dakord dhe e përgatitur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 korrik.

“Mendojmë se është data më e preferuar. Qëndrimet tona, sidomos muajin e fundit, kanë qenë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë edhe pse situata është e vështirë. Duhet ta debllokojmë këtë mënyrë të funksionimit të qeverisë, me forca politike që më shumë kujdesen për rejtingun e tyre se sa për shëndetin e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë besoj se janë përmbushur të gjitha kushtet që të kemi ndryshmi të madh, historik, që kuadrot e BDI-së të zëvendësohen me kuadro të tjera të përgatitura” tha Thaçi. /TV21

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments