Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Deri të shtunën ka mundësi për konsensus me opozitën për zgjedhjet...

Zaev: Deri të shtunën ka mundësi për konsensus me opozitën për zgjedhjet (VIDEO)

Deri të shtunën, kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, ekziston mundësi për marrëveshje për datë të zgjedhjeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, deklaroi lideri i partisë në pushtet, Zoran Zaev, i cili në konferencë për shtyp theksoi se dy partitë para ndërprerjes së komunikimit biseduan që zgjedhjet parlamentare të mbahen të mërkurën më 8 korrik, ndërsa të hënën dhe të martën paraprakisht të votojnë të sëmurët të cilët do të paraqiten për votim.

Zaev tha se do të kërkojë publikisht vazhdim për tre ditë të gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i shtetit nëse VMRO-DPMNE dakordohet që zgjedhjet të mbahen më 8 korrik.

“Ndryshim të mundshëm për gjendjen e jashtëzakonshme mund të ketë për shkak të zgjedhjeve, nëse arrihet konsensus”, tha Zaev në konferencë për shtyp.

Nëse ka konsensus atëherë Qeveria do të mund të bëjë ndryshim në Kodin zgjedhor në mënyrë që të zbatohet votim në pajtim me masat dhe marrëveshjen.

Tani për tani, sipas liderit të partisë në pushtet, nuk ka mundësi për mbajtje të takimit të liderëve.

Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje më 8 korrik apo në përgjithësi marrëveshje për zgjedhje, sipas Zaevit, sipas Kushtetutës dhe ligjit është që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!