Nakshije.M është ish e dashura e të dyshuarit kryesor, në rastin Madeleine McCann dhe autoritetet gjermane kanë lëshuar një urdhër të kuq të Interpolit për arrestimin e saj.
Besohet se ajo mund të japë dëshmi vendimtare në lidhje me zhdukjen e vogëlushes, sepse ajo e kishte denoncuar në polici Christian Brückner për dhunë brutale pas ndarjes. E gjithë bota po e kërkon vogëlushen dhe një kroat nga Braunschëeigi në Gjermani, ka zbuluar se e njihte familjen e saj.
“Vajza që po e kërkon e gjithë bota, nuk është nga Kosova por një grua shqiptare nga Maqedonia e Veriut. E kam njohur atë familje sepse vëllai i vajzës që ata po e kërkojnë, punonte me shoqen time dhe unë e kam parë kur ajo kalonte para restorantit tim”, tha ai për “24sata”, përcjell Shtegu.
Restoranti i tij është rreth dhjetë metra larg qoshkut ku Brückner ka punuar me vite. “Vetëm sa e pash foton nëpër media, m`u kujtua se si ajo pothuajse çdo ditë qëndronte e eulur në hapësirën prapa qoshkut në të cilin punonte Christian. Edhe atëbotë, fqinjët flisnin gjithçka, e dini si janë këto punë. Për mua ishte e çuditshme dhe e dyshimtë që një e mitur të shoqërohej me një burrë aq të vjetër se vetvetja”, shton ai.