Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 17:20 në Tiranë, Durrës dhe në zonat përreth. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4,3 të shkallës Riter , sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, ndërsa thellësia ishte vetëm 2 kilometra.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima. Ndërkohë edhe gjatë natës në vendin tonë ka pasur lëkundje sizmike të herëpashershme.